Ndërlidhjet

Sulmohet ambasada e Kosovës ne Paris


Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris është sulmuar në orët e vona të së premtes nga huliganë, të cilët kanë dëmtuar pllakën zyrtare të ambasadës, duke shkruar simbole dhe parulla serbe.

Zëvendësministrja në dorëheqje Vlora Çitaku në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e ka dënuar këtë akt vandalizmi kundër përfaqësisë së Kosovës në Paris.

MPJ njofton se tashmë po kryhen hetimet nga policia franceze, ndërkohë që dyshohet se akti është kryer nga pjesëtarë të komunitetit serb.
XS
SM
MD
LG