Ndërlidhjet

Internet: Mbështetësit e WikiLeaksit i sulmojnë kompanitë


Hakerët sot e kanë thyer faqen në Internet të kompanisë për kartela kredituese, MasterCard, në shenjë hakmarrjeje të qartë, për shkak se kjo kompani i bllokoi donacionet për faqen e WikiLeaksit.

MasterCard tha se kishte pasur “trafik të rëndë”, por zëdhënësi James Issokson, tha se kompania nuk mund të konfirmoj se në këtë sulm ishte i involvuar WikiLeaksi.

Issokson tha se MasterCard po përpiqej ta ripërtrinte shërbimin, por nuk ishte i sigurt se sa kohë do të duhej për këtë gjë.

Ai theksoi se problemet teknike në faqen e Internetit të kompanisë, nuk kanë ndikim në konsumatorët, që i përdorin kartelat kreditore.

MasterCard është e fundit në radhën e kompanive të Internetit, me seli në Shtetet e Bashkuara, përfshirë Visa, Amazon.com, PasyPal Inc. Dhe EveryDNS, që i kanë shkëputur lidhjet me WikiLeaksin, gjatë ditëve të fundit, për shkak të presionit intensiv të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Shërbimi bankar i Postës së Zvicrës, PostFinance, sot poashtu ka konfirmuar se faqet e saj në Internet kishin probleme, prej se ishte mbyllur xhirollogaria bankare e themeluesit të WikiLeaksit, Xhulian Asanxh.

Mbështetësit e zotit Asanxh, besohet se e kishin marrë në shënjestër edhe faqen në Internet të Prokurorisë së Suedisë, gjatë natës, duke e bllokuar qasjen në këtë faqe.

Aktualisht, Xhulian Asanxh, është i arrestuar në Londër dhe ballafaqohet me ekstradim në Suedi, lidhur me akuza për krime seksuale, të cilat ai i hedhë poshtë.
XS
SM
MD
LG