Ndërlidhjet

KMG: 145 gazetarë në burg në mbarë botën


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG) thotë se 145 gazetarë në mbarë botën aktualisht gjenden në burg. Sipas këtij komiteti, ky është numri më i madh në 14 vitet e fundit.

Mëtutje, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, thekson se Irani dhe Kina e udhëheqin listën, pasi në secilin vend, në burg gjenden nga 34 gazetarë.

Pra, në këto dy shtete, në burg gjenden pothuajse gjysma e gazetarëve të burgosur në botë.

Në pesë vendet e para për nga numri i burgosjes së gazetarëve, gjenden edhe Eritrea, Mijanmari dhe Uzbekistani.

Në listën e shteteve, që mbajnë të burgosur gazetarë, janë 28 vende.
XS
SM
MD
LG