Ndërlidhjet

DV publikon rezultatet e pjesshme preliminare


Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" ka bërë publikimin e rezultateve të pjesshme preliminare për 31.7 % të vendvotime në Kosovë.

Drejtuesi i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu, dha rezultatet:

"Fryma e Re ka fituar 2.26 %, LDD-ja 2.86 %, AKR-ja 7.52 %, LDK-ja 25.36%, Vetëvendosja 11.97 %, AAK-ja 10.18%, PDK-ja 34.04%, të tjerat 5.82%".

Kryeziu u ka bërë thirrje partive politike të mos dalin me rezultate të parakohshme, por t'i presin ato zyrtaret.
XS
SM
MD
LG