Ndërlidhjet

AAK: Zgjedhjet larg standardeve


Zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë ishin larg përmbushjes së standardeve të parapara, ka vlerësuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuçi, tha se AAK-ja konsideron se sistemi zgjedhor dhe demokracia në Kosovë janë dëmtuar rëndë.

“Rasti Skenderaj dhe Drenas janë sa për të tërhequr vëmendjen e opinionit, por keqpërdorime të mëdha ka pasur edhe në komuna të tjera, si në Shtime, Malishevë, Klinë Kaçanik etj.”, tha Kuçi.

Ndërkaq, lidhur me rezultatet e prezantuara nga "Demokracia në Veprim", Kuçi tha se ato janë pjesë e manipulimeve të përgjithshme në zgjedhjet e së dieles.

Kuçi tha se AAK-ja do të përcaktohet nëse do t’i pranojë apo jo rezultatet e zgjedhjeve, pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t'i japë rezultatet e para preliminare.
XS
SM
MD
LG