Ndërlidhjet

DV: Ka bazë për anulimin e rezultateve në Skënderaj e Drenas


Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka publikuar të dhënat preliminare për ecurinë e përgjithshme të zgjedhjeve parlamentare dhe ato për komunën e Skenderajt dhe të Drenasit.

Për shkak të parregullsive të evidentuara nga vëzhguesit e këtij rrjeti këto dy komuna ishin përjashtuar nga rezultati preliminar për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Në një konferencë për media kreu i “Demokracisë në Veprim”, Ismet Kryeziu foli për llojin e shkeljeve që janë bërë në Skenderaj dhe Drenas.

Ai tha se ka bazë për të kërkuar anulimin e rezultateve në këto dy komuna dhe të kërkohet shpallja e rivotimit.

Mirëpo, Kryeziu tha se duhet të pritet shqyrtimi i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
XS
SM
MD
LG