Ndërlidhjet

Obama: SHBA-të në rrugë të mbarë në Afganistan



Lufta në Afganistan mbetet një detyrë shumë e vështirë, por Shtetet e Bashkuara janë në rrugë të mbarë për t'i përmbushur qëllimet, tha presidenti Obama.

Ai shtoi se Uashingtoni do të fillojë tërheqjen e trupave nga Afganistani në korrik të 2011.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë "përparim të dukshëm" në prishjen e rrjetit terrorist të Al Kaidës, por do të duhet kohë deri në mundjen e tij, tha Obama.

Komentet e presidentit amerikan u bënë me rastin e analizës periodike mbi strategjinë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG