Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Rahovec rrjedhin qetë



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur se deri në orën 11.30 për kryetar të komunës së Rahovecit kanë votuar 4181 votues apo 8.49 % nga mbi 49 mijë qytetarë të kësaj komune me të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri më tani nuk ka ndodhur “asnjë incident që do të dëmtonte imazhin e procesit zgjedhor”.

Në balotazhin për kryetar të komunës së Rahovecit garojnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi.

Raundi i parë u zhvillua më 21 nëntor.
XS
SM
MD
LG