Ndërlidhjet

Lukashenka siguron edhe një mandat?



Presidenti i Belorusisë Aleksandr Lukashenka ka fituar afro 80 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale, treguan rezultatet preliminare të një organizate proqeveritare.

Sfiduesi më i afërt ishte Grigor Kostusev me rreth 4.2 përqind të votave, raportoi qendra kërkimore EcooM, pak pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20 sipas kohës lokale.

Ndërkohë raportohet se mijëra njerëz janë tubur në kryeqytetin Minsk për të protestuar kundër zgjedhjeve, të cilat i konsiderojnë të manipuluara.

Lukashenka garoi kundër nëntë sfiduesve, disa nga të cilës i denoncuan zgjedhjet gjatë procesit të votimit.
XS
SM
MD
LG