Ndërlidhjet

Policia heton sulmin ndaj gazetares Blakaj


Policia e Kosovës pas marrjes se informatave për sulmin fizik ndaj gazetares së të përditshmes “Zëri”, Lumturie Blakaj, që ka ndodhur mbrëmjen e se dielës në qendër të Prishtinës, ka nisur hetimet.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha se tash për tash personi që ka sulmuar gazetaren është i panjohur.

Ndryshe lidhur me rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Sulmin ndaj gazetares Blakaj, UGK e konsideron të pa pranueshëm dhe si cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve” thuhet në reagim.
XS
SM
MD
LG