Ndërlidhjet

Poloni: Biznesmeni rus dënohet për spiunim


Një gjykatë në Poloni sot e ka dënuar një biznesmen rus me tri vjet burgim për spiunim.

Agjencia polake PAP, raportoi se i pandehuri Tadeush Y., 41 vjeçar, ishte arrestuar nga shërbimi i kundërzbulimit të Polonisë, në shkurt të vitit të kaluar.

Procesi i tij ishte zhvilluar prej muajit tetor.

Tadeush Y., dhe prokurorët, që kishin kërkuar dënim 5 vjeçar, kanë mundësi të ankesës.

Shtetasi rus me lejeqëndrim të gjatë në Poloni, Tadeush Y., ishte i akuzuar se ka spiunuar për shërbimin e zbulimit të ushtrisë ruse në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG