Ndërlidhjet

Obama e Medvedev diskutuan për START 2



Presidentët e SHBA-ve dhe të Rusisë, Barak Obama e Dimitri Medvedev kanë diskutuar miratimin nga Senati amerikan të paktit për kontrollin e armatimit bërthamor. Pakti u nënshkrua nga dy presidentët në pranverën e këtij viti në Pragë.

Shtëpia e Bardhë pret që START 2 do të thellojë raportet mes dy vendeve. Kremlini nga ana tjetër shprehu besimin se parlamenti rus do ta miratojë paktin. Debati rreth marrëveshjes në fjalë në Duman ruse fillon sot.

Disa parlamentarë rusë kanë kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të analizuar kushtet me të cilat Pakti u miratua nga Senati amerikan.
XS
SM
MD
LG