Ndërlidhjet

Raporti i Martit (s')ndikon në bisedime


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ndikimi i raportit të Dik Martit në bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit, ka qenë tema kryesore në debatin e zhvilluar nga analistë shqiptarë dhe ata serbë.


Analistët shqiptarë e serbë shfaqën pikëpamje të ndryshme lidhur me ndikimin eventual të raportit të fundit të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, në bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Derisa njohësit shqiptarë të rrethanave politike i vlerësuan të pabaza informatat që dalin nga raporti në fjalë, analistët serbë nuk hodhën poshtë mundësinë që dokumenti i Martit të ketë një dozë vërtetësie.

Analisti serb, i cili gjatë viteve 2001 - 2005 punonte si këshilltar te disa shefa të administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Nenad Radosavljeviq, tha se gjatë punës së tij kishte hasur në informata, sipas të cilave ka pasur kampe në Kosovë, ku janë mbajtur peng njerëzit për t’u transportuar pastaj në Shqipëri.
...unë gjatë tërë kësaj kohe nuk kam mundur t’i zbuloj të gjitha ato që i kam dëgjuar nga persona të ndryshëm.

“Me të vërtetë, në bazë të këtyre informatave, pasi kam lëvizur lirshëm si përfaqësues i Kombeve të Bashkuara, unë gjatë tërë kësaj kohe nuk kam mundur t’i zbuloj të gjitha ato që i kam dëgjuar nga persona të ndryshëm”,
u shpreh Radosavljeviq, duke theksuar se pas publikimit të raportit të Dik Martit, serbët e Kosovës nuk duhet të pranojnë ofertën eventuale për të qenë pjesë e bisedimeve në kuadër të delegacionit zyrtar të Kosovës.

Në raportin e Martit, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi, thuhet se është “kreu i një grupi shqiptar të tipit mafia, përgjegjës për kontrabandimin e armëve, drogës dhe organeve njerëzore”.

Raporti u prezantua para anëtarëve të Këshillit të Evropës, të cilët vendosën t’u kërkojnë mekanizmave të Bashkimit Evropian në Kosovë që t’i hetojnë çështjet e ngritura në raport.

Presidenti serb, Boris Tadiq, vlerësoi kohë më parë se pas publikimit të raportit të Dik Martit, komunitetit ndërkombëtar do ta shohë nga një prizëm tjetër problemin e Kosovës.

Mirëpo, analisti Shkëlzen Maliqi, tha se përmes raportit të kreut të komitetit për çështje ligjore në Këshillin e Evropës, është synuar t’i bëhet presion kreut në dorëheqje të ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi.
Me këtë raport është synuar të bëhet presion mbi njërën prej palëve negociatore, ose në kryenegociatorin, në këtë rast mbi Hashim Thaçin...


“Mund të jetë vërtet diçka tjetër - se me këtë raport është synuar të bëhet presion mbi njërën prej palëve negociatore, ose në kryenegociatorin, në këtë rast mbi Hashim Thaçin, si kryeministër i Kosovës - i tashëm dhe sipas të gjitha gjasave i ardhshëm - që t’i vihet përpara një kartë spekulative se ai qenka përgjegjës për diçka që nuk është dëshmuar se ka marrë pjesë në të”
, vlerësoi Maliqi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Krenar Gashi, tha se raporti nuk e dëmton në thelb dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, por dëmton pozicionin e autoriteteve kosovare për shkak të dëmtimit të imazhit të Kosovës te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, i cili do ta lehtësojë dialogun.

“Raporti e ka dëmtuar në një masë imazhin e Kosovës te vendet tona mike, te vendet e Bashkimit Evropian, te Bashkimi Evropian, i cili për më shumë do të jetë drejtpërdrejt i përfshirë në këtë dialog”,
theksoi Gashi.

Lexoni edhe këto:

Janjiq: Bisedimet mund të fillojnë në shkurt
Kocijançiq: Marti të dalë me prova
Krasniqi: Raport me deklarata raciste
XS
SM
MD
LG