Ndërlidhjet

Papa fton për paqe dhe solidaritet


Në mesazhin e tij tradicional në Ditën e Krishtlindjeve, Papa Benedikti i 16-të, sot ka shfaqur shpresën për paqe globale dhe solidaritet.

Gjatë mesazhit tradicional Urbi et Orbi, të mbajtur në mesditë, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa 83 vjeçar, uroi për Ditën e Krishtlindjeve në 65 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.

“Lindja e Princit të Paqes le ta përkujtoj botën se ku qëndron lumturia e saj e vërtetë” tha Papa dhe shtoi se “zemrat e juaja le të mbushen me shpresë dhe kënaqësi, për Shpëtimtarin, që kishte lindur për ne”.

Mesazhi i Papës u transmetua nga shumë rrjete televizive dhe radio stacione botërore.

Papa Benedikti i 16-të, mëtutje, në mesazhin e tij, theksoi se “drita e Krishtlindjeve” le të shëndrit në vendet e trazuara të botës, duke filluar me “Tokën ku Jezu Krishti kishte lindur”. Në këtë aspket, ai tha se kjo le t’i inspiroj “izraelitët dhe palestinezët për përpjekje për bashkëjetesë të drejtë dhe paqësore”.

Ai poashtu, kërkoi nga liderët botërorë të tregojnë “solidaritet efektiv” me betejeën e komunitetit të krishterë në Irak dhe në mbarë Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG