Ndërlidhjet

Moskë: Protesta kundër dhunës etnike



Mijëra demonstrues anti-racistë janë tubuar në Moskë për të protestuar kundër përplasjeve të fundit me bazë etnike, të cilat e kanë rritur frikën nga ksenofobia në rritje.

Protestuesit mbanin parulla me mbishkrime "Fashistët e turpërojnë Rusinë", dhe brohoritnin "Jo Fashizmit".

Protesta është reagim ndaj përleshjeve të dhunshme afër Kremlinit në 11 dhjetor ndërmjet tifozëve nacionalistë që u konfrontuan me policinë, dhe grupeve etnike nga Kaukazi.
XS
SM
MD
LG