Ndërlidhjet

Rusi: 12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak


Zyrtarët rusë kanë njoftuar sot se nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak, kanë humbur jetën të 12 anëtarët e ekuipazhit.

Komiteti hetues federal njoftoi se rrezimi i djeshëm i aeroplanit An-22, i prodhuar në vitin 1974 dhe i përdorur për transportin e ushtarëve dhe të pajisjeve të rënda ushtarake, ka ndodhur në rajonin Tula, në jug të Moskës, ndërsa ishte nisur për në bazën ushtarake në rajonin veriperëndimor, Tver.

Nuk dihen shkaqet e përplasjes së aeroplanit.
XS
SM
MD
LG