Ndërlidhjet

Leonardo: I kuptoj tifozët e Milanit nëse më thonë tradhtar


Trajneri i sapoemëruar i Interit, Leonardo ka thënë se do t’i kuptojë tifozët e Milanit nëse e konsiderojnë atë si tradhtar.

Braziliani, i cili ka menaxhuar Milanin në sezonën e kaluar, është paraqitur të mërkurën si trajner i Interit, duke zëvendësuar Rafa Benitezin.

“I respektoj pikëpamjet e të tjerëve, kështu që nëse ata mendojnë se jam tradhtar, e kuptoj se është pikëpamje që rrjedh nga emocionet”, ka thënë Leonardo.

Ai ka thënë se nuk do të “harrojë kurrë” se çka ka arritur me Milanin, por tash është i fokusuar dhe entuziast në udhëheqjen e Interit.
XS
SM
MD
LG