Ndërlidhjet

Vritet një palestinez në Bregun Perëndimor



Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thanë se një i ri palestinez është vrarë sot në një postbllok në Bregun Perëndimor.

Gjysëm Hëna e Kuqe palestineze tha se Mohamed Daragme, i cili ishte në të njëzetat, u qëllua për vdekje në verilindje të qytetit Nablus, në veri të Jerusalemit.

Raportohet se viktima i kishte sulmuar trupat izraelite.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite i konfirmoi raportet palestineze se ai nuk ka qenë i armatosur, dhe shtoi se incidenti po hetohet.
XS
SM
MD
LG