Ndërlidhjet

Bjellorusia liron një nga kandidatët opozitarë


Një nga pesë kandidatët presidenciale të arrestuar gjatë protestës që pasoi zgjedhjet në Bjellorusi është liruar nga burgu.

Vital Rimasheuski është liruar në natën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit, nën kushtin që të mos e lëshojë qytetin, por partia Kristian-Demokrate e Bjellorusisë ka bërë publik njoftimin sot.

Rymasheuski dhe katër kandidatët, që garuan kundër presidentit Aleksandër Lukashenkos janë akuzuar në lidhje me përleshjet që shpërthyen në Minsk pas zgjedhjeve të 19 dhjetorit, të cilat i dhanë Lukashenkos mandatin e katërt.

Ata mund të ballafaqohen me 15 vjet burg nëse shpallen fajtorë. Më shumë se 600 njerëz u arrestuan gjatë protestës.
XS
SM
MD
LG