Ndërlidhjet

Evropë: Eklipsi i parë i pjesërishëm i diellit këtë vit


Eklipsi i pjesërishëm i diellit ka filluar sot në Afrikën Veriore, e pastaj eshtë bartur edhe në pjesën më të madhe të Evropës, Rusisë, Mongolisë dhe pjesës veriperëndimore të Kinës.

Kjo është “zënia” e parë e diellit këtë vit.

Kjo dukuri ndodhë kur Hëna shtrihet në një linjë ndërmjet Diellit dhe Tokës.

Gjatë eklipsit të pjesërishëm “errësohet” vetëm një pjesë e diellit.

Astronomët thonë se eklipsi më i plotë sot do të ndodhë mbi Suedi, me ç’rast do të bllokohet afro 85% e diellit.
XS
SM
MD
LG