Ndërlidhjet

Tadiq: Qëllime të politikës së jashtme: BE-ja dhe Kosova


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi sot se qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë në vitin 2011, është Bashkimi Evropian dhe arritja e statusit të kandidatit për anëtarësim.

Si prioritet të dytë të politikës së jashtme, që “del nga Kushtetua dhe raportet komplekse historike” është Kosova, theksoi Tadiq.

Sipas tij. “Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, por është ndërkombëtarizuar në vitet e 90-ta”.

Këto komente zoti Tadiq i bëri gjatë fjalimit në Konferencën e katërt të ambasadorëve në Beograd, të cilën e ka hapur Vuk Jeremiq, e ku po merr pjesë edhe ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mikullash Xhurinda.
XS
SM
MD
LG