Ndërlidhjet

Irak: Kleriku shiit Moqtada al-Sadr u kthye në Naxhaf


Raportohet se kleriku shiit, Moqtada al-Sadr, i njohur për qëndrimin e tij anti amerikan, është kthyer në Irak, për të parën herë pas disa vitesh.

Kthimin e tij e ka konfirmuar kleriku Mazan al-Sadi, që është i afërt me al-Sadrin.

Ai tha se al-Sadri ka shkuar në Naxhaf, për ta vizituar varrin e të jatit dhe ish shtëpinë e tij.

Moqtada al-Sadr kishte shkuar në ekzil gjatë viteve 2006 e 2007, pas një fletarresti kundër tij.
XS
SM
MD
LG