Ndërlidhjet

Robert De Niro kryeson jurinë në Festivalin e Kanës


Ylli i famshëm i Hollywoodit, Robert De Niro, do të kryesojë jurinë në festivalin e këtij viti të filmit në Kanë, kanë njoftuar organizatorët.


“Këto lloje festivalesh ndihmojnë në ndërlidhjen e komunitetit ndërkombëtar të filmit dhe kanë një ndikim afatgjatë kulturor”, ka thënë De Niro nëpërmjet një komunikate.

Filmi tajlandez, “Uncle Boonmee: Who Can Recall His Past Lives”, fitoi Palmën e Artë për filmin më të mirë në Festivalin e Kanës më 2010.

Festivali i këtij viti, i 64-ti me radhë, do të mbahet nga 11 deri më 22 maj në Kanë.
XS
SM
MD
LG