Ndërlidhjet

SHBA: Qeveritë të mos hakmerren ndaj të cituarve nga Wikileaks


Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar nga qeveritë e vendeve të ndryshme të botës të mos hakmerren ndaj aktivistëve për të drejtat e njeriut, gazetarëve apo të tjerëve që kanë pasur lidhje me zyrtarë amerikanë e që janë zbuluar në dokumentet sekrete të WikiLeaks-it.

Zëdhënësi Filip Krouli deklaroi para gazetarëve se disa vende janë paralajëmruar, që nëse ndërmarrin “veprime negative” kundër burimeve të cituara në dokumente, ato mund t’i dëmtojnë marrëdhnëiet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Krouli tha se ka raste kur disa individë janë zhvendosur në vende më të sigurta që kur WikiLeaks-i filloi publikimin e dokumenteve të ndjeshme të Departamentit të Shtetit.

“Kemi indetifikuar qindra njerëz në mbarë botën, për të cilët ne ndjejmë se janë në rrezik potencial. Këta janë njerëz nga shoqëria civile, gazetarë, zyrtratë të qeverisë. Në disa raste, ne kemi ofruar ndihmë për individët në rrezik dhe do të vazhdojmë të monitorojmë gjendjen e tyre”, ka thënë Krouli.
XS
SM
MD
LG