Ndërlidhjet

Kongresistja Gifords në gjendje kritike


Kongresistja amerikane, Gabriell Gifords, është në gjendje kritike pas sulmit që pësoi në qytetin Takson të Arizonës.

Giford, e cila është qëlluar në kokë, i është nënshtruar një operacioni urgjent dhe po lufton për jetën.

Mediat amerikane raportojnë se gjashtë persona kanë pësuar fatalisht nga sulmi në fjalë, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur. Në mesin e të vrarëve është një vajzë nëntëvjeçare dhe një gjykatës federal.

I dyshuari për sulmin është kapur, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarve të tjerë.
XS
SM
MD
LG