Ndërlidhjet

Klinton arrin në Jemen


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Jemen, në një vizitë të paparalajmëruar. Ajo është e para sekretare shteti që viziton vendin e gadishullit arab në 20 vjet.

Jemeni po ballafaqohet me rebelim në rritje të Al Kaidës – gjë që shihet si kërcënim global – ndërsa Klinton pritet t’i inkurajojë autoritetet të bëjnë më shumë në trajtimin e ekstremizmit.

Duke folur me gazetarët para se të ateronte në kryeqytetin Sana’a, Klinton tha se udhëtimi i saj bëhet për të theksuar mbështetjen amerikane për Jemenin dhe për të bindur qeverinë se Shtetet e Bashkuara duan një dialog më të gjerë, e jo vetëm “ushtarak”.
XS
SM
MD
LG