Ndërlidhjet

ENEMO-ja kritikon zgjedhjet në Kosovë



Numri i madh i parregullsive gjatë zgjedhjeve ka ndikuar dukshëm në besimin e procesit demokratik në Kosovë, ka deklaruar ENEMO, misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në 38% të vendvotimeve të vizituara më 9 janar nga vëzhguesit e ENEMO-s raportohen thyerje të fshehtësisë së votës, votim familjar dhe votim në grup.

ENEMO-ja kërkon nga autoritetet kosovare të hetojnë çdo rast që ka të bëjë me mashtrimet zgjedhore.

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë ka theksuar se puna e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është ndikuar nga përkatësia partiake e anëtarëve, çfarë e bën të nevojshme forcimin e integritetit të KQZ-së në procesin e vendimmarrjes.
XS
SM
MD
LG