Ndërlidhjet

Përkujtohet diplomati Riçard Hollbruk



Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari dhe presidenti i Gjeorgjisë Mihail Saakashvili, janë në mesin e burrështetasve që do të marrin pjesë sot në shërbimin memorial në Uashington për nder të diplomatit veteran Riçard Hollbruk, i cili vdiq në dhjetor.

Në ceremoninë gjithashtu pritet të marrin pjesë presidenti amerikan Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.

Holbruk vdiq në moshën 69 vjeçare në 13 dhjetor pas një dëmtimi të aortës.

Hollbruk, i cili njihet si kryearkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit, vdiq në kohën kur shërbente si emisar i posaçm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin.
XS
SM
MD
LG