Ndërlidhjet

Protestuesit në Tunizi kërkojnë dorëheqjen e presidentit



Mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit të Tunizisë përkundër premtimeve të presidentit për koncesione që t'u jepe fund protestave një mujore.

Raportohet se të paktën pesë mijë njerëz janë tubuar para ministrisë së brendshme në Tunis, duke kërkuar që presidenti Zine el-Abidine Ben Ali të largohet menjëherë.

Ende nuk ka raporte për përleshje.

Ndërkohë, sindikatat kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme.

Ben Ali, i cili ka sunduar Tunizinë për 23 vjet, ka premtuar se do të largohet kur t'i skadojë mandati në 2014.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 60 njerëz e kanë humbur jetën në protestat sociale.
XS
SM
MD
LG