Ndërlidhjet

Tiranë: Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet


Pas protestës së dhunshme, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë njoftoi zyrtarisht nisjen e hetimeve lidhur me vrasjen e tre personave.

Sipas prokurorisë, është ngritur një grup hetimor i përbërë nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Tiranë, i cili është angazhuar në kryerjen e veprimeve të menjëhershme hetimore.

Një pjesë e grupit hetimor është vendosur në vendin e ngjarjes, një pjesë në Spitalin Ushtarak, ndërsa pjesa tjetër në komisariatet e Policisë së Tiranës.

"Prokuroria Shqiptare garanton se është përfshirë për një hetim objektiv, të plotë e të gjithanshëm të ngjarjeve të së premtes, me qëllim individualizimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, jashtë ndikimit të çdo faktori politik", thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG