Ndërlidhjet

Kryeministri tunizian do të lërë politikën


Kryeministri i Tunizisë, Mohamed Ganushi, ka premtuar se do të largohet nga politika, pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Në një intervistë për televizionin tunizian, Ganushi gjithashtu premtoi se “të gjitha ligjet jodemokratike” do të braktisen gjatë tranzicionit drejt demokracisë.

Ai u zotua se do të organizojë zgjedhje transparente dhe demokratike brenda gjashtë muajsh, por pa saktësuar datën e tyre.

Kryeministri, i cili ishte aleat i presidentit të përmbysur, tha se “kishte qenë i frikësuar si të gjithë tunizianët” gjatë sundimit 23-vjeçar të Ben Alisë.

Ky i fundit u largua për në Arabinë Saudite pas protestave të dhunshme në vend, që rezultuan me të paktën 78 viktima.
XS
SM
MD
LG