Ndërlidhjet

Moskë: 10 të vdekur nga shpërthimi në aeroport



Të paktën 10 njerëz e kanë humbur jetën dhe 20 janë plagosur në shpërthimin në terminalin ndërkombëtar të aeroportit të Moskës.

Një burim policor i tha agjencisë Interfax se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës.

“Sot në orën 16:37 një shpërthim ndodhi në sallën ku vijnë udhëtarët nga jashtë të aeroportit Domodedovo, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur”, tha Sergei Izvolski, zëdhënësi i Federatës së Transportit Ajror të Rusisë.

Një zyrtare e ekipit të angazhuar për hetime tha se shpërthimi ndodhi në pjesën ku pranohen valixhet.
e.
XS
SM
MD
LG