Ndërlidhjet

Kërcënuesit e dëshmitarëve


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Dëshmitari, si faktori që ndihmon në gjetjes e së vërtetës, në Kosovë, shpesh frikësohet t’i kontribuojë drejtësisë. Kjo është një gjetje e raporteve të ndryshme ndërkombëtare, si edhe atij të sotmit të Human Rights Watch.

Avokati Tomë Gashi, që njëherësh është edhe këshilltar ligjor në qeveri, pohon fenomenin e kërcënimit dhe frikësimit të dëshmitarëve që nga paslufta.
Unë çdo ditë përballem me dëshmitarë që janë të frikësuar dhe dikush e bën atë.

“Unë çdo ditë përballem me dëshmitarë që janë të frikësuar dhe dikush e bën atë. Por, ne duhet të gjejmë arsyen pse ata frikësohen dhe pse dikush i lejon ata që të frikësohen. Kemi pasur raste skandaloze, prej telefonatave të ndryshme, që u bëhen jo vetëm dëshmitarëve, por edhe prokurorëve, gjykatësve e policisë dhe ata nuk i raportojnë ”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Rastet më të shpeshta kur dëshmitarët janë kërcënuar, janë ato kur në proces janë të përfshirë figura të profilit të lartë, apo rastet e ndërlidhura me krimin e organziuar. Këtë mangësi në drejtësinë kosovare e pranon edhe Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor, këshill ky që, sipas ligjit, siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor.
Është fakt që dëshmitarët te ne, në aspektin ligjor nuk janë të mbrojtur në mënyrë adekuate.

“Nuk jemi të kënaqur në lidhje me atë që është arritur deri më tash. Është fakt që dëshmitarët te ne, në aspektin ligjor nuk janë të mbrojtur në mënyrë adekuate. Janë dispozitat e përgjithshme ligjore, por nuk ka ndonjë strategji, apo ndonjë koncept konkret në të ardhmen, sidomos për dëshmitarët në rastet e rënda dhe sensitive, se si t'u qaset dhe si të mbrohen", deklaron kryetari Enver Peci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thotë se si pasojë e kërcënimeve, dëshmitarët ndërrojnë dëshmitë,me ç'rast rrjedhimisht edhe zbehin natyrën e krimit. Feride Rushiti thekson nevojën e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Nevoja për të pasur programe të tilla është evidente, pasi që dëshmitarët e tillë mund të kërcënohen, apo të jenë në rrezik të përditshëm, jo vetëm dëshmitarët, por edhe familjarët. Prandaj, duhet të ketë programe të tilla që do t’i mbronin në mënyrë konkrete dëshmitarët”, shprehet Rushiti, pë Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, avokati Tomë Gashi ngre një problem tjetër. Ai thotë se deri më tash ka pasur qindra deklarime për frikësim apo kërcënim të dëshmitarëve. Por, sa ka pasur akuza për ata që kërcënojnë?

“Nëse merremi me prova se sa persona janë akuzuar për frikësimin e dëshmitarëve, atëherë mund të ndodhë që rezultati të jetë zero. Nga pikëpamja profesioniste del se, ne e dimë që dëshmitarët në raste të caktuara frikësohen dhe në të njëjtën kohë, e dimë se askush nuk po akuzohet për këtë. Ose duhet ta zgjidhim njërën, ose tjetrën".

"Mendimi im, si avokat, është se detyrimisht nëse ka prova të caktuara se dikush po i frikëson dëshmitarët, pa marrë parasysh se me çfarë rasti kemi të bëjmë, atëherë dikush duhet të përgjigjet në gjykatë për frikësimin e dëshmitarëve”,
thekson Gashi.

Drejtësia në Kosovë është sektori që vazhdimisht gjendet në thelb të kritikave, jo vetëm në raportet vendore, por edhe ato ndërkombëtare. Por, nga kjo sindromë duket se nuk vuan vetëm Kosova, por edhe vendet e rajonit, për të cilat HRW-ja ka ngritur zërin që të mbrohen dëshmitarët.

Në anën tjetër, në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pritet që të miratohet një rezolutë për mbrojtjen e dëshmitarëve në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Enver Peci kupton shqetësimet ndërkombëtare.

“Mendoj se shqetësimet ndërkombëtare janë me bazë. Është shumë me rëndësi për drejtësinë gjetja e së vërtetës dhe në shumë raste të caktuara, kjo varet nga dëshmitarët. Nëse është interesi të zbatohet drejtësia, drejtësia e pavarur, e paanshme, institucionet buxhetore duhet të mendojnë në këtë drejtim, që me të vërtetë nëse do të arrihen rezultate të konsiderueshme në këtë drejtim, të ofrohen mjete të caktuara”, vlerëson Enver Peci.

Ekzistojnë dispozita ligjore në Kodin e Procedurës Penale që flasin për mbrojtjen e dëshmitarëve, por ekspertët thonë se duhet miratuar programi i veçantë për mbrojtjen e dëshmitarëve, i cili ndër të tjera ka edhe implikime të mëdha buxhetore.

Një çështje e tillë më parë është mbuluar nga një rregullore e UNMIK-ut, por njohësit e fushës së drejtësisë thonë se programi nuk ka prodhuar rezultat pozitiv
XS
SM
MD
LG