Ndërlidhjet

OKB, SHBA: Mirëpritet marrëveshja parlamentare në Afganistan


Kombet e Bashkuara dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, sot e kanë përshëndetur marrëveshjen ndërmjet presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, dhe anëtarëve të zgjedhur të parlamentit të këtij vendi, që do të mundësoj hapjen e seancës parlamentare pa vonesa të mëtejshme.

Zoti Karazai tha dje se do ta hapë punën e parlamentit më 26 të këtij muaji, për ta mbyllur mosmarrëveshjen me ligjëvënësit e zgjedhur.

Megjithatë, zyra e zotit Karzai, njoftoi se tribunali, që po zhvillon hetime për akuzat për vjedhje në zgjedhjet parlamentare të shtatorit të vitit të kaluar, do ta vazhdoj punën e tij.

Javën e kaluar, presidenti Karzai, kishte urdhëruar shtyrjen njëmujore të konstituimit të parlamentit, për t’i dhënë tribunalit special më tepër kohë për hetime.

Në shenjë të reagimit ndaj këtij veprimi, anëtarët e posa zgjedhur të parlamentit, kishin planifikuar fillimin e punës, pavarësisht nga qëndrimi i presidentit.
XS
SM
MD
LG