Ndërlidhjet

SHBA: Deficiti i kalon parashikimet


Deficiti i buxhetit në SHBA për vitin 2011 parashihet të jetë 40 përqind më i lartë se parashikimet e mëhershme.

Zyra e Buxhetit në Kongres vlerësoi se deficiti në vitin fiskal 2011 do të shkojë në 1.48 trilionë dollarë. Vlerësimet e mëparshme ishin 1.07 trilionë.

Zyra tha se rritja kryesisht ka të bëjë me vendimin e presidentit Barak Obama që t'i zgjatë shkurtimet e taksave për të pasurit nga koha e Bushit.
XS
SM
MD
LG