Ndërlidhjet

Shënohet Dita e Hollokaustit



Presidentët e Gjermanisë dhe të Polonisë, Kristian Vulf dhe Bronisllav Komorovski, do t'u bashkangjiten sot të mbijetuarve në kampin nazist Aushvic, në përkujtim të Hollokaustit.

Hollokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Dje, kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu i bëri thirrje botës që t'i mësojë mësimet nga Hollokausti dhe të veprojë kundër armikut shtetëror të Izraelit, Iranit.

Ai e akuzoi "regjimin e ajatollahëve" për nxitje të "gjenocidit" të ri kundër popullit hebrej.

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadineaxhad vazhdimisht dhe publikisht e ka mohuar Hollokaustin, duke e quajtur "mit".
XS
SM
MD
LG