Ndërlidhjet

Holanda miraton dërgimin e misionit trainues në Afganistan



Qeveria e Holandës e ka fituar mbështetjen e shumicës së ligjvënësve për të dërguar trupa dhe policë në Afganistan në misione trainuese të policëve të rinj.

Për ta siguruar mbështetjen e partive të vogla, koalicioni i pakicës i kryeministrit Mark Rut premtoi se trainimi në provincën afgane Kunduz do të rritet nga gjashtë në 18 javë që të përmirësohet cilësia e programit.

Qeveria gjithashtu dha instrukcione për të drejtat e grave dhe fëmijëve, si dhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Njëzet e dy ushtarë holandezë janë vrarë në Afganistan, kryesisht në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG