Ndërlidhjet

Rama i bën thirrje BE-së e SHBA-ve



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka bërë thirrje BE-së dhe SHBA-ve që të mos tolerojnë në Shqipëri atë që nuk e lejojnë në vendet e tyre.

“Përpjekja jonë nuk është për të nënshtruar palën tjetër, përpjekje për t'i dhënë një mundesi të re Shqipërisë. Duke krijuar kushte që të gjitha palët të jenë të njëjta për ligjet dhe Kushtetutën. Nëse pushteti i kusarisë dhe matrapazllëkut e ka harruar që përballë ka shqiptarë dhe arrijnë t'i vrasin në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si të ishin kuajt në filmat bardh e zi të shekullit te shkuar. Ne nuk e kemi harruar dhe as e harrojmë se përballë kemi shqiptarë, përfaqësuesit e një pjese të Shqipërisë. Përballë kemi atë që në demokraci duhet te jetë alternativa tjetër për shqiptarët.”, tha Rama.

Këto deklarata kreu i socialistëve i bëri në një konferencë shtypi të zhvilluar pas protestës që u zhvillua sot në Tiranë në nderim të tre të vrarëve në demonstratën e 21 janarit.
XS
SM
MD
LG