Ndërlidhjet

Së paku 14 të vrarë në Pakistan



Nga shpërthimi i një bombe në Peshauar të Pakistanit humbën jetën së paku nëntë persona. Rreth 20 të tjerë u plagosën në të njëjtin sulm. Incidenti ndodhi në një treg në rrethinat e qytetit.

Në të tjera zhvillime militantët kanë vrarë pesë policë në rajonin e trazuar pakistanez të Beluçistanit. Militantët e këtij rajoni, që kufizohet me Iranin e Afganistanin, kërkojnë më shumë autonomi dhe kontroll më të madh mbi zonën që njihet për pasuri natyrore.
XS
SM
MD
LG