Ndërlidhjet

Jugu i Sudanit shkon drejt pavarësisë



Rezultatet përfundimtare të referendumit për pavarësimin e Sudanit jugor treguan se afro 99 % e zgjedhësve kanë votuar për pavarësinë.

Qindra njerëz u mblodhën në kryeqytetin jugor Xhuba për të kremtuar shpalljen e rezultateve zyrtare.

Referendumi ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2005, e cila i dha fund luftës qytetare.

Më herët, presidenti i Sudanit, Omar Hasan al Bashir, tha se do ta pranojë votën e pjesës jugore të vendit për shkëputje nga Kartumi.

Pjesa jugore e Sudanit është e pasur me burime nafte e gazi, por infrastruktura për përpunimin e hidrokarbureve gjendet në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG