Ndërlidhjet

Yllka Gashi përgjigjet në pyetjet tuaja


Të nderuar lexues, mysafirja jonë e radhës në rubrikën "Intervista online" është aktorja Yllka Gashi.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e saj dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ajo, pasi të jetë mbyllur forumi.


Yllka GASHI lindi më 30.08.1982, në Prishtinë. Është aktore e njohur kosovare, e diplomuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, si dhe në Fakultetin Ekonomik në Universitetin AAB. Ajo ka luajtur në një numër rolesh në shumë shfaqje teatrore, si: “Daisyland”- ( Dado. Kejt, drejtoresha e shkollës), “Vdekja dhe vasha”- (Paulina Escobar), “Zonjusha Xhulia”- ( Zonjusha Xhulia), “Babai”- shfaqje pa fjalë (Vajza), “Hamleti”- ( njëra nga Ofelitë) etj. Yllka ka luajtur po ashtu në shumë filma të zhanreve të ndryshme, si: “Shkaba”- (Ana), “Mesazhi”- (Rina), “Pse nuk po fol?”- (Leona), “Kukumi”- (Zarifja), “Relax”- (Vajza e dytë) etj. Famën e madhe publike e ka arritur sidomos me rolin e Zanës në serialin televiziv “Familja moderne”. Në vitin 2004, në edicionin e 14-të të festivalit ndërkombëtar të studentëve “Setkani-Encounter”, në Brno të Çekisë, mori shpërblimin e jurisë “Marta 2004” si aktorja më e mirë e festivalit. Më 2006, UNICEF-i shpall Yllka Gashin Ambasadore të Vullnetit të Mirë për Kosovë, për fushatën “Për një shkollë pa dhunë”.

XS
SM
MD
LG