Ndërlidhjet

Gjeorgjia e gatshme për dialog me Rusinë


Presidenti gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, tha se dëshiron bisedime me Rusinë, ndonëse Gjeorgjia nuk do ta braktisë orientimin e saj pro-perëndimor.

“Ne nuk do të heqim dorë nga zgjedhja e popullit, nga integrimi euro-atlantik. Ne jemi të gatshëm për dialog me Rusinë, por kurrë nuk do të pranojmë ndarjen apo okupimin e vendit”, tha Sakashvili, duke iu referuar pozicionimit të forcave ruse në rajonet e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, pas konfliktit të 2008-ës.

Sakashvili i bëri këto komente gjatë adresimit vjetor në Parlament. Moska ka refuzuar dialogun me Tbilisin derisa Sakashvili të mbetet në pushtet.
XS
SM
MD
LG