Ndërlidhjet

SHBA: Irani i trembet popullit të vet


Shtëpia e Bardhë tha se cenzurimi i raporteve të huaja mbi traziarat në Egjipt, tregon se si autoritetet iraniane kanë frikë nga vetë populli i tyre.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se qeveria në Teheran trembet nga “vullneti i njerëzve të saj”.

Komentet e tij vijnë pasi BBC tha se Irani ka zhurmuar transmetimin në gjuhën perse të protestave në Kajro.

Duke folur në përvjetorin e 32-të të Revolucionit Islamik, presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, iu referua ngjarjeve në Egjipt si një “zgjim islamik”.
XS
SM
MD
LG