Ndërlidhjet

Përplasje e policisë dhe protestuesve në Bahrein



Një bahreinas 21 vjeçar është plagosur me armë zjarri, ndërsa disa të tjerë morën lëndime të lehta kur policia dhe protestuesit u përplasën mbrëmë në fshatin shiit Karzakan.

Përleshja ndodhi një ditë para protestave të paralajmëruara për sot për më shumë reforma dhe liri, të cilat u organizuan përmes internetit.

Protesta pritet të jetë e ngjashme me ato që e kanë lëkundur Lindjen e Mesme në javët e shkuara.

Raportohet se 21 vjeçari ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.
XS
SM
MD
LG