Ndërlidhjet

Egjipt: Gjatë trazirave janë vrarë 365 vetë


Ministria e shëndetësisë e Egjiptit tha se së paku 365 vetë janë vrarë gjatë kreyngritjes 18 ditëshe anti qeveri, që filloi më 25 janar të këtij viti.

Kjo ishte shifra e parë gjithëpërfshirëse e paraqitur nga qeveria, për njerëzit e vrarë gjatë protestave, që e përmbysën Hosni Mubarakun, pas 30 viteve në pushtet në Egjipt.

Ministri i shëndetësisë, Sameh Farid, tha se kjo është vetëm shifra preliminare e civilëve të varë dhe në të nuk përfshihen pjesëtarët e policisë ose të burgosurit.

Njëherësh, mediat shtetërore, kanë raportuar se shkollat dhe universitetet publike në Egjipt mbeten të mbylluara deri më 27 shkurt, derisa protestat dhe grevat në mbarë vendin po vazhdojnë.

Prej të hënës bankat janë të mbylluara, për shkak të grevave të punëtorët, që akuzojnë se korrupsioni dhe keqpërdorimet ende janë shumë të larta.
XS
SM
MD
LG