Ndërlidhjet

BE mbështet ekonominë armene



Bashkimi Evropian u dakordua ta mbështesë rimëkëmbjen e Armenisë nga recesioni me një paketë prej 100 milionë euro.

Komisioni Evropian tha se 65 milionë euro do të akordohen në formë të huasë, ndërsa 35 milionë si grante.

Megjithate, komisioni tërhoqi vërejtjen se "ndihma kushtëzohet me respektimin e programit ekonomik ndërmjet Armenisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar", si pjesë e programit për daljen nga kriza.
XS
SM
MD
LG