Ndërlidhjet

Izraeli i shqetësuar nga luftanijet e Iranit


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se vendi i tij i shikon me shqetësim planet e Iranit për të dërguar dy anije ushtarke në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit.

Me planin në fjalë, Teherani po përpiqet të shfrytëzojë jostabilitetin e kohëve të fundit në Egjipt dhe të zgjerojë ndikimin në rajon, ka thënë Netanjahu.

Këto janë të parat luftanije të Iranit që përshkojnë Kanalin e Suezit që nga Revolucioni Islamik më 1979. Ato pritet të nisen drejt destinacionit të hënën.
XS
SM
MD
LG