Ndërlidhjet

Kinë: Thirrje për ulje të trazirave në shoqëri


Shefi i sigurisë së brendshme të Kinës, Zhou Yongkang, tha se qeveria duhet të gjejë mënyra për uljen e trazirave në shoqëri, e cila po ndryshon shpejtë.

Zhou Yongkang, zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës për drejtësi dhe rend, u tha zyrtarëve se ata duhet të “përshtaten ndaj trendeve të reja dhe imperativeve në zhvillimin ekonomik dhe social”.

Këto komente u bënë pasi policia i shpërndau disa persona, që të dielën ishin mbledhur në qendër të Pekinit dhe të Shangajit, pas thirrjeve të përhapura nga faqet tejoqeanike kineze në Internet , që kërkonin tubime për “revolucion jasemini”.
XS
SM
MD
LG