Ndërlidhjet

Putin kryeson delegacionin rus në Bruksel


Kryeministri Vladimir Putin do të kryesojë delegacionin rus në takimet e sotme me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Një nga temat e diskutimit pritet të jetë gatishmëria e Rusisë për të zbatuar reformat ekonomike, të nevojshme për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë. Rusia është e vetmja ekonomi e madhe në botë që ende nuk është anëtare e OBT-së.

Ndërkaq, shqetësimet për të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe demokracia në Rusi pritet të ngrihen nga zyrtarët evropianë.
XS
SM
MD
LG