Ndërlidhjet

Forcat e Gadafit përgatiten për protestat në Tripoli



Forcat e sigurisë besnike të diktatorit libian Muamar Gadafi kanë ngritur pika kontrolli përreth kryeqytetit në prag të protestave anti-qeveritare të paralajmëruara për sot.

Kundërshtarët e Gadafit kanë bërë thirrje për protesta pas faljes së të premtes. Dëshmitarët pohojnë se rrugët e Tripolit janë të boshatisura. Të premten e kaluar protestuesit u sulmuan nga forcat e Gadafit.

Gazetarëve të huaj në Tripoli iu është ndaluar dalja nga hoteli gjatë ditës së sotme.

Aeroplanët ushtarakë të Gadafit raportohet se kanë vazhduar të sulmojnë caqe në qytetin e Axhabijas, në afërsi të qytetit naftëmbajtës të Bregasit. Qytetet kanë mbetur në duart e opozitës si pasojë e kundërpërgjigjes nga luftëtarët e opozitës, të cilëve iu janë bashkuar dhe njësitë e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG